Të fundit

Rikthehet në operim edhe një bllok i Termocentralit Kosova A

Pas pesë ditësh jashtë funksionit, është rikthyer në operim njësia A5 e Termocentralit Kosova A, ka njoftuar sot Korporata Energjetike e Kosovës.

KEK ka thënë se njësia A5, e cila doli jashtë prodhimit të martën në mesnatë si pasojë e humbjes së ujit në kaldajë, është rikthyer në operim sot rreth orës 10:03.

“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) njofton opinionin publik se sot, më 23.06.2025, njësia A5 e Termocentralit Kosova A është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik rreth orës 10:03 të mëngjesit, duke shënuar një rikthim të suksesshëm në operim, pas realizimit të një sërë ndërhyrjesh dhe sanimesh teknike të domosdoshme”, tha KEK në një deklaratë për media..

KEK tha se procesi i startimit të njësisë kishte filluar këtë mëngjes, pasi kishin përfunduar me sukses të gjitha ndërhyrjet e planifikuara, në kohë dhe me cilësi të lartë teknike.

“Ky rikthim në operim konfirmon edhe një herë kapacitetin dhe gatishmërinë e ekipeve tona teknike, të cilat, me përkushtim profesional dhe koordinim të vazhdueshëm, siguruan një proces të suksesshëm dhe të qëndrueshëm të rikthimit të njësisë A5”, ka thënë KEK.

Njësitë A5 dhe A3 të Termocentralit Kosova A dolën nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar të mërkurën dhe të enjten, tha koporata në një njoftim për media javën e kaluar. Njësia A4, ndërkaq ndodhet në remont që nga data 16 maji i këtij viti.

KEK-u tha të premten se njësia A5 u rikthye në operim mëngjesin e asaj dite, por blloku doli sërish jashtë funksionit gjatë vikendit me qëllim të evitimit të ndonjë avarie.

Nga pesë njësi gjeneruese të energjisë elektrike të KEK-ut, aktualisht tri prej tyre, njësia A5 dhe njësitë B1 e B2 të Termocentralit Kosova B, janë në funksion aktualisht.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci