Të fundit

Podujeva drejt mësimit gjithëditor, Bulliqi nis ndërtimin e tri anekseve shkollore

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se ka nënshkruar inicimin e procedurave të prokurimit për ndërtimin e tri anekseve shkollore në shkollat “Ibrahim Rugova”, “Enver Maloku” dhe “Xheladin Rekaliu” në qytet.

Bulliqi thotë se këto projekte janë një hap i rëndësishëm drejt realizimit të objektivit tonë për realizimin e mësimit gjithëditor në shkollat e qytetit.

“Përmes ndërtimit të këtyre anekseve, do të zgjerojmë kapacitetet hapësinore, do të krijojmë kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe do të mundësojmë zhvillimin e mësimit kabinetik në përputhje me standardet bashkëkohore të arsimit”, shkroi ai në Facebook.

Tutje, ai u shpreh se në fazën e radhës do të përfshihen edhe shkollat në fshatra, duke kompletuar kështu infrastrukturën e nevojshme për zbatimin e mësimit gjithëditor në gjithë komunën tonë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci