Të fundit

Uran Ismaili, kandidat i PDK-së për Prishtinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, konfirmoi se Uran Ismaili do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

Gjithashtu, Krasniqi dha detaje edhe për kandidatët e komunave të tjera.

“Shumica dihen, ka me qenë Agim Aliu për Ferizaj, Shaqir Totaj për Prizren, Ferid Idrizi për Vushtrri…”, u shpreh Krasniqi në Pressing, transmeton Express.

“Kemi situata në degë te caktuara ku munden me qenë dy apo më shumë kandidatë”, shtoi ai.

“Krejt Prishtina e dinë që Urani ka me qenë, jo vetëm ne në PDK, por edhe qytetarët që janë duke e kërku. Në kuptimin formal Urani do ta shpallë kandidaturën e tij shpejt, e s’po ja prishim me folë më shumë për atë shpallje”, tha Krasniqi.

“Në Mitrovicë nuk do të jetë Bedri Hamza, besoj që kryesia ja jep besimin Arian Tahirit – nënkryetarit të komunës”, tha Krasniqi për Mitrovicën.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci