Të fundit

Memli Krasniqi do të shkojë në takimin me Albin Kurtin

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka konfirmuar pjesëmarrjen e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, në takimin e nesërm që ka thirrur kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Kryetari jonë, z. Krasniqi e përfaqëson partinë në takim dhe qëndrimet që dalin pas atij takimi i shpreh kryetari”, tha Gruda.

Gruda tha se takimi i thirrur nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nuk është kompromis politik.

Sipas tij, zgjidhja është kthimi në votim të hapur pasi sipas tij, këtë frymë e përfaqëson edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci