Pas më shumë se 20 viteve përvojë, me një identitet të ri vizual dhe bashkëpunime strategjike me linjat ajrore dhe hotelet më prestigjioze në rajon, Ephesus Travel & Holidays vazhdon rrugëtimin e transformimit duke hapur selinë e saj të re në lagjen Pejton, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Selia e re është krijuar me një qëllim të qartë: të ofrojë shërbime premium, oferta ekskluzive dhe një përvojë të personalizuar për të gjithë ata që kërkojnë më shumë nga pushimet dhe udhëtimet e tyre.

LOKACIONI: https://maps.app.goo.gl/MWwPMoYyyo4C2xVR8
E vendosur në adresën Mujo Ulqinaku 11, zyra e re simbolizon vizionin modern dhe përkushtimin e Ephesus Travel & Holidays për t’u afruar më shumë me klientët dhe për të ofruar një përvojë udhëtimi të pakrahasueshme – jo vetëm online, por edhe fizikisht.
Hapja e kësaj selie të re vjen si vazhdimësi e epokës së re të Ephesus Travel & Holidays , e cila tashmë ofron:
- Fluturime ditore drejt Antalias me AJet dhe Corendon Airlines
- Fluturime çdo të martë për në Bodrum me Turkish Airlines
- Akomodim me 2 fëmijë pa pagesë në hotele si Selectum, Kremlin Palace, Asteria e Delphin
- Çmimet më konkurruese në rajon në hotele si Sherwood, Kirman, Alarcha dhe Vogue Bodrum
Me investime të reja në infrastrukturë, teknologji dhe shërbim ndaj klientit, Ephesus Travel & Holidays nuk po sjell vetëm destinacione – po ndërton përvoja të plota, nga momenti i kontaktit e deri në kthimin nga pushimet.
Ju ftojmë të na vizitoni në adresën e re dhe ne do ju organizojmë udhëtimin e ëndërrave: Rr. Mujo Ulqinaku 11, Pejton – Prishtinë
