Një aksident trafiku ka ndodhur mesditen e së shtunës në Prishtinë.
Sipas pamjeve të siguruara nga Paparaci, një veturë është përplasur në shtyllë elektrike në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.
Sipas informacioneve të para nuk raportohet për të lënduar.
Paparaci ka tentuar të marrë informacione nga Policia e Kosovës, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar akoma përgjigje.
