Të fundit

Ndalohet ndezja e zjarreve në ambiente të hapura, shkelësit do të ndëshkohen

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar sot se është marrë vendim për ndalimin e rreptë të ndezjes së zjarreve në të gjitha ambientet e hapura, për shkak të rrezikut të shtuar nga temperaturat e larta dhe thatësia.

“Ndezja e zjarreve në mbeturina, pyje, fusha, livadhe, gjatë rekreacionit, piknikëve apo ndezja e fishekzjarreve ndalohet rreptësisht,” ka deklaruar Sveçla, duke shtuar se ky vendim synon mbrojtjen e mjedisit, pasurive publike e private dhe sigurinë e qytetarëve.

Ministri ka theksuar se ndezja e zjarreve konsiderohet vepër penale dhe se shkelësit e këtij vendimi do të përballen pa përjashtim me masat ndëshkuese të parapara me ligj.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr apo përhapje të tij. Po ashtu, qytetarët janë ftuar që në rast të vërejtjes së zjarrit ose rrezikut të mundshëm, të njoftojnë menjëherë organet kompetente në numrin emergjent 193 ose Policinë e Kosovës në 192.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci