Të fundit

A po i shërben Kurti Serbisë? Kajtazi përmend “lidhjet” e dyshimta me Vuçiqin

Gazetari Vehbi Kajtazi ka ngritur një sërë dyshimesh në lidhje me raportin e veprimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me përfitimet politike të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në “VV Show”, Kajtazi sugjeroi se tensionet e përsëritura në veri të Kosovës mund të jenë në shërbim të ndërsjellë të të dy liderëve.

“Nuk është e rastësishme, sa herë që është në krizë Vuçiqi, Kurti nis një problem një diçka në veri të Kosovës e cila pastaj e kthen vëmendjen këtu. Kjo mua më bën më besu se ky njeri është duke i ndihmu Vuçiqit me qëndru në pushtet”, deklaroi ai.

Sipas Kajtazit, kjo marrëdhënie joformale nuk është e re.

Ai përmendi rastet kur zyrtarë të lartë serbë, përfshirë presidentin Vuçiq dhe ambasadorin e Serbisë në OKB, kanë dalë publikisht kundër Kurtit, gjë që, sipas tij, në praktikë ka ndikuar në favor të tij politikisht.

“Sepse edhe Vuçiqi i ka ndihmu Albin Kurtit. Kur ka fol ambasadori i Serbisë në OKB dhe i ka bë thirrje shqiptarëve mos e votoni Albin Kurtin, ajo në fakt është thirrje votojeni Albin Kurtin. Dhe këtë e ka thënë edhe presidenti i Serbisë që të mos votohet Kurti, dhe kjo është thirrje për me votu. Këta dy po e mbajnë njëri-tjetrin”, shtoi ai.

“A mos po argumentohen ato akuzat e Ramush Haradinajt, që Kurti është agjent i Serbisë?  Punon për Serbinë?”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci