Të fundit

SBASHK-u: Largimi i nxënësve nga Kosova po rrezikon të ardhmen e arsimit

Nënkryetarja e Sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala, në një intervistë për “Front Online” ka ngritur alarmin për rritjen e ndjeshme të numrit të nxënësve që po ndërpresin shkollimin për t’u larguar jashtë vendit, së bashku me familjet e tyre.

Ajo tha se ky fenomen është përshpejtuar sidomos pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave.

Shala paralajmëroi se nëse nuk merren masa urgjente, ky zhvillim do të cenojë jo vetëm arsimin, por edhe të ardhmen e shoqërisë kosovare.

“Fenomeni i largimit të nxënësve nga Kosova është në rritje të vazhdueshme. Sipas të dhënave nga drejtoritë komunale të arsimit dhe vëzhgimeve në terren nga strukturat e SBASHK-ut, mijëra nxënës kanë ndërprerë shkollimin në Kosovë për t’u larguar jashtë vendit së bashku me familjet e tyre. Sidomos gjatë këtij viti, pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave, është vërejtur një shtim i dukshëm i largimeve”, u shpreh Shala.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci