Liriona Morina është përzgjedhur ndër avokatët e rinj më të mirë në Evropë dhe finaliste në kuadër të Young European Lawyers Contest 2025.
Njoftimin e bëri vetë ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
“FINALE 🇽🇰
Shumë e lumtur të përzgjidhem ndër avokatët e rinj më të mirë në Evropë dhe finaliste në kuadër të Young European Lawyers Contest 2025, organizuar nga Akademia Evropiane e Drejtësisë”, shkroi ajo.
