Të fundit

Gjuajti me armë në qendër të Mamushës, pas 13 dite Policia e identifikon të dyshuarin

Policia në Mamushë ka arritur të identifikojë të dyshuarin i cili me datë 31 dhjetor 2021, duke festuar kishte shtënë me armë zjarri me revole dhe pushkë gjahu.

Me këtë rast i dyshimti ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, pasi në qendër kishte qytetarë tjerë të cilët merrnin pjesë në festimin e vitit të ri.

Informacioni ishte publikuar në rrjete sociale, hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe ti sekuestrojnë dy armë si:

Pushkë gjuetie e llojit IMPALA PLUS , dhe
Pistoletë e llojit CANIK SFX 9.19

Për këtë vepër penale u arrestua i dyshimti Y.K i lindur në vitin 1986.

Në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci