Të fundit

Abrashi: Kurti e ka theksuar para Trumpit rrezikun nga Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka paralajmëruar vazhdimisht “planifikimet tepër të rrezikshme” të Serbisë për Kosovën, derisa komentoi deklarimet e Donald Trump për parandalimin e një konflikti Kosovë-Serbi.

Abrashi foli me tone lartësimi për shefin e tij, derisa kujtoi se Kurti shumë kohë më parë i ka ngritur shqetësimet për veprimet e Serbisë kundër Kosovës.

“E dini ju të nderuar media, i keni përcjell ngjarjet. Kur kryeministri Kurti i ka theksuar veprimet e planifikimet tepër të rrezikshme të përfaqësuesve ndaj vendit tonë, disa përfaqësues të mediave janë tallur publikisht. Kanë thënë se LVV-ja dhe Kurti po sajojnë kurthe e kriza, e çka është bërë tash.. duhet me dal tash presidenti Trump që na me dal me mendu që kadale more se paska këtu diçka. Po them kjo është në vazhdën e veprimeve destruktive që ka Kosova”, tha Abrashi.

Ai i bëri këto komente pasi u pyet për deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila tha të enjten se ka “informacione të besueshme” se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci