Presidenti i Sportingut ka publikuar një deklaratë shpërthyese në rastin e sulmuesit Gyokeres.
Sulmuesi suedez nuk është paraqitur për parasezon sot dhe Federico Varandas u është përgjigjur negociatave me Arsenalin.
“Nëse nuk duan të paguajnë çmimin e duhur për Viktorin… atëherë Sportingu është rehat sepse ai do të jetë këtu edhe për tre vjet”, ka thënë presidenti i klubit portugez.
“Kjo strategji gjithashtu e komplikon punën edhe për largimin e lojtarit sepse këtu askush nuk është mbi interesat e klubit. Kushdo që është”, ka theksuar ai.
