Të fundit

Demaku nga PDK: Kori që e ndjek Kurtin po krijon mënyra për të përfituar kohë

Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, dje në “Info Magazine” të Klan Kosova, tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka vullnet politik për t’i çuar përpara proceset e vendit.

Derisa sipas Demakut Kurtit i mungon vullneti, pjesën tjetër të VV-së i quajti “kori që e ndjekin atë”, e që sipas tij, për këtë arsye po gjenden mënyra për të kamufluar situata për të përfituar në kohë, transmeton Klankosova.tv.

“Duhet të mbyllet tërësisht hapësira manipulative nga politika dhe të jetë një përgjigje shumë më konkrete nga Kushtetuesja që të mos lihet aspak hapësirë për t’u keqpërdorur ajo më tutje”, tha deputeti.

“Sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, është e qartë se forca e parë politike e bën propozimin dhe i takon fituesit të zgjedhjeve. Është detyrë e tyre që ta propozojnë njeriun e duhur i cili do të kishte mundur më lehtë t’i merrte numrat për t’u zgjedhur kryetar i kuvendit”.

Tutje, ai u shpreh se vendi duhet të dal nga ngërçi i krijuar, bllokim ky që sipas Demakut u krijua qëllimshëm nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ne duhet të dalim nga ngërçi që qëllimisht e ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje. T’i thuash publikut se i kanë votat për qeveri por jo për kuvendin, atëherë këtu kemi shpërputhje totale të mendimit”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci