Të fundit

Kryetari i Dragashit shprehet i befasuar për largimin e LVV-së nga koalicioni

Të papritur e ka konsideruar largimin e Lëvizjes Vetëvendosje nga koalicioni, kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

Xheladini në një prononcim për Paparaci, tha se do t’i japin kohë LVV-së disa ditë, në mënyrë që ata ta tërheqin vendimin për largim nga koalicioni.

Ai tha se janë duke insistuar që VV ta tërheq vendimin, derisa tha se kanë shprehur dëshirën për bashkëqeverisje.

“Vendimi për ne ka qenë i papritur, ne do të presim edhe disa ditë dhe do të bisedojmë me VV-në, që ata ta tërheqin vendimin. Ne kemi shprehur dëshirën që të bashkë qeverisim me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Xheladini për Paparaci.

Të martën, Lëvizja Vetëvendosje dega në Dragash përmes një njoftimi ka bërë të ditur largimin nga koalicioni me LDK-në në Dragash.

“Jo se prisnim shumë më ndryshe, por mbështetja jonë, më shumë se sa për fitoren e LDK-së ishte përmbushje e një obligimi ndaj më shumë se 2300 votuesëve të cilët na deleguan përgjegjësi përtej së qëndruarit neutral në periudhën e balotazhit. Ka shumë punë për ta arritur ndryshimin e vërtetë në komunën tonë. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Sharr do të jetë në opozitë përgjatë 4 viteve të ardhshme, duke mbrojtur interesin publik e duke përcjellur me vëmendje secilin hap që do ndjekë qeverisja aktuale”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci