Të fundit

Osmani pritet nga presidenti letonez, emri i të cilit u përdor për mashtrimin e Kurtit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur sot me nderime të larta në Rigë të Letonisë nga homologu i saj Edgar Rinkevics.

Presidenti letonez dhe Osmani kanë mbajtur një konferencë për media në pallatin presidencial në Rigë sot pas takimit.

Vizita e Osmanit në Rigë vjen katër muaj pas qëndrimit të Rinkevics në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Rreth një javë pas asaj vizite, emri i Rinkevics u ndërlidh sërish me Kosovën. Por, në një rast komik.

Në fund të muajit mars, dy komedianë rusë të prezantuar si Rinkevics e vendosën në lajthitje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Dy komendianët arritën që të lidhen në video-lidhje me kryeministrin Kurti duke u prezantuar si presidenti letonez.

Në videon e publikuar nga dy komedianët “Vovan & Lexus”, Kurti dëgjohet teksa ankohet se ndaj tij ka pasur luftë hibride. Thotë se lufta e tillë është bërë kryesisht nga Serbia, Rusia “por edhe elementë të tyre brenda Kosovës”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci