Të fundit

Zgjedhjet e tetorit, në Prishtinë bëhen bashkë Eman Rrahmani e Fehmi Kupina

Në prag të zgjedhjeve lokale të tetorit, Eman Rrahmani  ka vizituar kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina për ta uruar dhe përgëzuar për listën qytetare Lidhja e Prishtinës, e cila do të marr pjese në këto zgjedhje me listë për asambleistë në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Në këto zgjedhje për Kuvendin Komunal, Lidhja e Prishtinës do ta ketë mbështetjen dhe angazhimin tonë të plotë që të jetë zëri i qytetarëve të Prishtinës. Lidhja e Prishtinës është e vetmja listë në këto zgjedhje, e cila përfaqësohet nga qytetarët e Prishtinës dhe për qytetin e interesat e Prishtinës. Është Lidhje mbi-partiake, është Lidhje qytetare, është Lidhje e Prishtinës”, ka thënë Rrahmani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci