Të fundit

Bashkëpunëtori i Petkoviqit që shau e ofendoi UÇK-në është ndaluar për 48 orë, Elshani thotë se po mbahet në jug

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se bashkëpunëtori i Petar Petkoviqit, Igor Popovic, është ndaluar për 48 orë.

Ai ka thënë se me rastin e tij po merren Prokuroria dhe Drejtoria për Krime të Rënda e Policisë së Kosovës.

“Igor Popoviç është vendosur në paraburgim 48-orësh. Zyra e Prokurorit Special dhe Zyra e Drejtorit për Krime të Rënda në Prishtinë po merren me rastin”, ka deklaruar Elshani.

Elshani ka shtuar se Popovic po mbahet në paraburgim në jug të Mitrovicës.

Popovic pritet të deportohet në Serbi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci