Të fundit

Dukagjin Rudari i bashkohet Lidhjes së Prishtinës me një përvojë të pasur mediatike

Gazetari Dukagjin Rudari, me mbi 15 vite përvojë në media, i është bashkuar Lidhjes së Prishtinës, duke sjellë me vete një bagazh të çmuar profesional dhe qytetar.

Fehmi Kupina e ka bërë publik këtë përmes një postimi në rrjete sociale, ku vlerësoi kontributin e Rudarit si gazetar, autor, producent dhe prezantues i emisioneve sportive me ndikim. Rudari ka qenë pjesë e televizioneve dhe radiove më të njohura të vendit, ku ka sjellë debat cilësor dhe informim të saktë për publikun.

Ai është autor dokumentarësh dhe aktiv në shoqërinë civile, duke dëshmuar përkushtim ndaj çështjeve publike për shumë vite me radhë.

“Me këtë përvojë unike, Dukagjini përmbush kuadrin e ekspertëve të fushave të ndryshme të Lidhjes së Prishtinës dhe të Kuvendit Komunal të ardhshëm të Prishtinës”, thuhet në postim.

 

Dukagjin Rudari një gazetar i njohur për publikun me mbi 15 vite përvojë në media. Ai ka punuar në sektore të ndryshme…

Posted by Fehmi Kupina on Wednesday, July 23, 2025

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci