Masa të rrepta të sigurisë janë marrë teksa presidenti amerikan Donald Trump ka nisur vizitën e tij private në Skoci.
Trumpi ka arritur të premten mbrëma dhe do të qëndrojë në resortin e tij luksoz Trump Turnberry.
Me kapele të bardhë ai ka luajtur golf bashkë me djalin e tij Erickun.
Trumpi do të takohet me kryeministrin britanik Sir Keir Starmer dhe kryeministrin skocez, John Swinney.
Ndërkohë, qindra protestues janë mbledhur në Aberdeen dhe Edinburg kundër vizitës së presidentit amerikan.
