Të fundit

SHPALLJE

Energy Development Group – Kosova L.L.C. njofton:

Licencimi i Aktivitetit të Prodhimit të Energjisë Elektrike nga Burimet e Ripërtërishme të Energjisë në Kosovë (solare)

Energy Development Group – Kosova L.L.C., me seli në Gjakove me adresë në fshati Madanaj, rruga. Qafa, p.n.përmes procedurës së Autorizimit për Ndërtim të Kapaciteteve të Reja, ka ndërtuar gjeneratorin e energjisë elektrike të quajtur Energy Development Group Kosova me kapacitet 6MW në lokacionin Kodra Hutit (Madanaj – Gjakovë) komuna e Gjakovës. ANDAJ në pajtim me Nenin 6 të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë (Rregulla ZRRE/Nr 07/2017), nëpërmjet kësaj NJOFTON palët e interesit se ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji në Kosovë, për Licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike me kapacitet prej 6MW. Aplikacioni për licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike, me të gjitha dokumentet relevante, është shqyrtuar nga punonjës të Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe konsiderohet në fazën finale për vendimmarrje.

Pas licencimit nga Zyra e Rregullatorit për Energji, i licencuari mund të kryej aktivitetin e prodhimit të energjisë në Kosovë, në pajtim me dispozitat e licencës, Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë, dhe legjislacionit tjetër në fuqi.

Të gjithë palët e interesuara mund të kundërshtojnë dhënien e kësaj licence brenda tetë (8) ditësh pune, nga data e shpalljes së këtij njoftimi në gazetë (portal). Kundërshtimi/ankesa mund të bëhet në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji, Rr. ”Bekim Fehmiu” (ndërtesa e Arting), Kati i II-të, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës; e-mail: [email protected]; Tel.038247615/118.

Adresa: Gjakove, fshati Madanaj, rruga. Qafa, p.n.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci