Të fundit

Vrasja e 30-vjeçarit në Podujevë, deklarohen nga Prokuroria

Një 30-vjeçar me inicialet M.K. është qëlluar për vdekje me armë gjuetie pasditen e sotme në fshatin Pakashticë të Podujevës, shkruan Paparaci.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar 34-vjeçarin me inicialet F.B., shkruan Paparaci.

Ndërkohë që zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj ka njoftuar se vrasja ka ndodhur në mal.

“Po, vrasja ka ndodhur në Pakashticë, në mal. Prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për t’i sqaruar rrethanat e rastit. Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, sapo të kemi diçka konkrete, do t’ju njoftojmë me kohë”, tha ajo për Paparacin.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar, F.B mashkull 34 vjeç. Në vendngjarje janë sekuestruar dy armë të gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Tutje shtoi se aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Vrasje në Podujevë

Detaje të reja për vrasjen e 30-vjeçarit në Podujevë

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci