Të fundit

LBK: Po rrezikohen vendet e punës dhe e ardhmja e “Made in Kosova”

Lidhja e Bizneseve të Kosovës përmes një komunikate për media thotë gjendja e prodhuesve vendorë është bërë tepër e rëndë.

”Disa kompani tashmë kanë filluar të reduktojnë prodhimin, dhe çdo zvogëlim i prodhimit nënkupton rrezikim të vendeve të punës, humbje të tregjeve ekzistuese dhe dëmtim të imazhit të produkteve “Made in Kosova”, thuhet në komunikatë.

Sipas LBK-së një situatë e tillë, përveçse shkatërron prodhimin vendor, ndikon drejtpërdrejt edhe në mirëqenien e qytetarëve.

“Mbyllja ose dobësimi i bizneseve prodhuese nuk është vetëm problem i ndërmarrësve, por problem kombëtar që cenon ekonominë e vendit dhe të ardhmen e mijëra familjeve që jetojnë nga puna në sektorin e prodhimit.”, thuhet në njoftim.

“Shoqata e Prodhueseve në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës është tepër e shqetësuar për këtë gjendje të rëndë me të cilën po përballen prodhuesit tanë. Ne kërkojmë nga institucionet e vendit që të reflektojnë urgjentisht, të ndalojnë presionin e panevojshëm ndaj prodhuesve dhe të ndërmarrin masa konkrete për të mbrojtur dhe përkrahur prodhimin vendor, si shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik të Kosovës”, përfundon njoftimi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci