Të fundit

Shqipëria vendi me rini më të madhe në Evropë, Kosova renditet kah i fundit në rajon

Viti 2022 në Evropë është një vit, i cili do t’i kushtohet tërësisht rinisë me shpalljen e tij si të tillë, ku Tirana ka marrë edhe stafetën si kryeqyteti i rinisë evropiane, me mijëra aktivitete, të cilat presin të vënë në lëvizje jetën kryeqytetase vendore si edhe atë jashtë kufijve.

Shqipëria gjithsesi nuk është thjesht kryeqytet i rinisë evropiane në mënyrë simbolike, por edhe faktike.

Në raportin e fillim vitit nga agjencia evropiane e statistikave, Eurostat, Shqipëria shfaqet si vendi me më shumë të rinj së bashku me Turqinë. Respektivisht, mbi 20% e popullatës, i përket moshës 15-29 vjeç.

Në ndërkohë, mesatarja e Bashkimit Evropian ndalet në 16%.

E ndarë në tre rajone, veri, Shqipëri e Mesme, jug, të tre zonat demografike përfshihen në “listën rinore” nga Eurostat.

Po e njëjta gjë ndodh edhe me Turqinë dhe gjithë ndarjet e saj të shumta gjeografike.

Ndërsa, pjesa tjetër e rajonit, është kryesisht në rendin e 15-18% të popullatës në grup moshën 15-29 vjeç.

Kosova është ndër të renditurat poshtë në rajon, me 16-17% të popullsisë të cilësuar si rini.

Në tërësi, për sa i përket BE-së, nga 447.3 milionë që është popullata totale, 73,6 milionë banorë bëjnë pjesë në grupin rinor./Albanianpost

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci