Skuadra e Newcastle United ka zyrtarizuar transferimin e radhës për merkaton e janarit. Sulmuesi 30-vjeçar, Chris Wood është përforcimi më i ri i skuadrës angleze.
Wood u shpreh mjaftë i lumtur me skuadrën e re.
“Kjo është një mundësi shumë emocionuese për mua dhe jam i kënaqur që jam lojtar i Newcastle United”. tha Wood
“Klubi dhe menaxheri kanë qenë të klasit të parë gjatë këtij procesi dhe mezi pres të hyj në fushë dhe të shpërblej besimin që ata kanë tek unë, veçanërisht me një pjesë jetike të sezonit përpara nesh.” shtoi 30-vjeçari.
Wood do të mbajë fanellën me numrin 20 te Newcastle.
All Black and White. 🇳🇿
Welcome, @officialcwood! ⚫️⚪️
— Newcastle United FC (@NUFC) January 13, 2022
