Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se sonte do të zbulohet pllaka përkujtimore në nderim të Martin Hajdaraj te Kafet e Rakisë.
Zbulimi i pllakës do të bëhet nga ora 21:30.
Shkrimi i Ramës:
Sonte i japim zë kujtimit të Martinit, një emër që mbetet gjallë në identitetin e Prishtinës.
Nga ora 21:30, te Kafet e Rakisë, zbulojmë pllakën përkujtimore në nder të tij.
Hajde edhe ti sepse Kryeqyteti jeton përmes njerëzve që i dhanë shpirt Prishtinës dhe nuk i harrojmë.
