Të fundit

Miftaraj për bllokimin te nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti serb: Dimal dhe VV, kjo është tepër

Jurisiti Ehat Miftaraj ka reaguar pas moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti shumicë serb.

Ai ka kërkuar nga Vetëvendosje dhe kryetari i ri, Dimal Basha që të respektojnë Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

“Mos boni filma, mos na dëshmoni sa jeni patriota se kush ka qenë patriot e trim e ka tregu veten në vitet 90.” – ka shkruar ai.

Postimi i Miftarajt:

Kryetar Dimal Basha,

Lëvizje Vetvendosje

Lexone pikën 156 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të muajit gusht të vitit 2025.

Mos boni filma, mos na dëshmoni sa jeni patriota se kush ka qenë patriot e trim e ka tregu veten në vitet 90.

Dëshmonu bile se e doni vetem pak këtë Republikë dhe I respektoni vendimet e Gjyjatës Kushtetuese.

Edhe Rregulloren e Kuvendit nenin 12 lexone. Vet e keni shkru, me vota tuaja u miratu.

Tash edhe kete ceshtje doni me sjell punen me dergu ne kushtetuese dhe me vonu konstituimin edhe disa jave a muaj a?

Mosni, se boll e keni vonu konstituimin. Çka eshte teper, eshte teper.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci