Të fundit

Dy banesa në “Marigona Hill”: Kjo është pasuria e Liburn Aliut

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dorëzuar dorëheqjen nga posti i ministrit. Pas dorëheqjes së tij, rrjeti ka shpërthyer me reagime.

Aliu dorëheqjen e tij e arsyetoi duke u shprehur i pakënaqur me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

“Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.”

“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua.” – ka shkruar ai të mërkurën.

Ndërkohë, pas njoftimit të tij, në rrjetet sociale shpërthyen reagime të shumta. Në këto reagime, Aliut i është përmendur edhe pasuria.

Por sa është i pasur Liburn Aliu?

Liburn Aliu e kishte deklarauar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupisonit.

Siç shihet, Aliu i ka të deklaruar dy banesat që i ka blerë në lagjen më luksoze në kryeqytet “Marigon Hill”.

Aliu ka të deklaruar njërën nga banesat si të përbashkët me vlerë prej 103 mijë euro.

Liburn Aliu ka deklaruar edhe të ardhura tjera, përveç pagës së ministrit.

Aliu merr pagë edhe si ligjërues në kolegjin privat ‘UBT’.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci