Të fundit

Mali i Zi dënon ushtarin që u arrestua në Deçan për targat “Kosova është Serbi”

Një ushtar i Malit të Zi është dënuar nga Ushtria për shkak se vitin e shkuar ishte arrestuar në Kosovë pasi kishte lëvizur me veturë me targa në të cilat shkruhej “Kosova është Serbi”. E një tjetër ka lënë Ushtirnë.

Rajko Krivokapiq dhe Dragutin Llallatoviq si dhe një qytetar tjetër i Malit të Zi, me inicialet M.J. ishin arrestuar në nëntor të vitit të shkuar në Deçan.

Ata ishin dërguar në paraburgim deri kur Prokuroria Speciale pati njoftuar në janar se i ka pushuar hetimet ndaj tyre.

Tani Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi ka njoftuar për “vijestin” se masat disiplinore janë ndërmarrë në përputhje me ligjet e Malit të Zi. Nuk janë bërë të ditura masat e ndërmarra, por “vijesti” raporton se Krivokapiq është “gjobitur”.

Kjo ministri ka thënë se Krivokapiq është dënuar për shkuarje në Kosovë pa njoftim paraprak te mbikëqyrësit e tij.

Të tre ishin arrestuar nën dyshimin për “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci