Të fundit

Kurti për mandatarin: Vendimi të dielën në Këshillin e Përgjithshëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u pyet sot nëse partia e tij do të dërgojë mandatarin për kryeministër te presidentja, por ai u përgjigj shkurt, duke thënë se vendimi pritet të merret në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të dielën.

“Kemi mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të dielën,” tha Kurti.

Të mërkurën, kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, u shpreh i sigurt që presidentja Osmani nuk do ta mandatojë kandidatin e VV-së për kryeministër derisa të flasë Gjykata Kushtetuese për ankesën e Listës Serbe.

Në një intervistë për KosovaPress, ai tha se pret që Gjykata Kushtetese do të vendosë masë të përkohshme për shpalljen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, presidentja Osmani ka pasur një takim me kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha, në fillim të kësaj jave.

Pas takimit, përmes një kumtese për media nga zyra e të parës së shtetit, është thënë se ajo, bashkë me ekipin e saj ligjor, po analizojnë situatën në Kuvend që më pas të kenë një qëndrim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci