Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit do të garojë me numër 105.
Kjo është bërë e ditur në ceremoninë e hedhjes se shortit për renditjen e partive politike në fletëvotimet për zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Për këtë ka reaguar edhe VV-ja, duke thënë se 105 është numri i fitores.
Reagimi i plotë:
105 është numri që do të na udhëheqë drejt fitores në zgjedhjet lokale të 12 tetorit!
Lëvizja VETËVENDOSJE! do të garojë me numrin 105
Për ndryshimin që s’ndalet, për përfaqësim të denjë, të ndershëm dhe punëtor.
Më 12 tetor, rrethoni 105.
Për komunën që e duam. Për të ardhmen që e ndërtojmë bashkë.
