Të fundit

Rrahmani do të mungojë kundër Suedisë

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Suedisë, e cila zhvillohet, të hënën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

“Përkundër dëshirës së madhe për të qenë në fushë, pas ekzaminimeve të detajuara mjekësore është konstatuar se Rrahmani e ka të pamundur të paraqitet në këtë ndeshje për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen e së premtes kundër Zvicrës në Bazel”, thuhej në një komunikatë të FFK-së.

Si rrjedhojë, kapiteni është liruar nga grumbullimi me ekipin kombëtar për t’u kthyer në klubin e tij, ku do të vazhdojë trajtimin mjekësor me qëllim që të rikuperohet sa më shpejt dhe të rikthehet në fushë, për të qenë gati më pas edhe për ndeshjet e muajit tetor me fanellën dardane kundër Sllovenisë dhe Suedisë.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci