Ish-ushtari i UÇK-së, kolonel Muharrem Mahmutaj ka rikujtuar kontributin e jashtëzakonshëm të Dr. Rexhep Bojës, në katërvjetorin e vdekjes.
Ai e përshkruan Bojën si mbështetës të fuqishëm të UÇK-së, i cili me lidershipin dhe diplomacine e tij kontribuoj qe lufta e saj të mos njollosej me ideologjii radikale fetare.
“Përmes veprimeve të tij dhe paraqitjes së kujdesshme, në koordinim të ngushtë me forcat politike dhe njerëzit e UÇK-së, ai ndihmoj që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të perceptohej si një forcë çlirimtare e ligjshme dhe jo si një organizatë e radikalizuar”.
Tutje, Mahmutaj thotë se Boja u bë digë e pakapërcyeshme e propagandës serbe dhe antishqiptare të cilët mundoheshin me çdo kusht që Kosovën ta paraqisnin në sytë e botës si vend fundamentalist.
“”Në Kosovë nuk ka as fundamentalizëm islam, as panislamizëm dhe as xhihad . Këto janë fabrikime dhe propagandë. “ thoshte Profesor Boja kurdo e kudo që e përfaqësonte Kosovë në konferenca e forume ndërkombëtare. Duke sensibilizuar për dhunën dhe gjenocidin serb mbi popullaten civile Dr Rexhep Boja argumentonte se lufta e UCK se ishte luftë e drejtë dhe e pastër clirimare dhe nuk kishte asnjë lidhje me luftën fetare sic propagandonin qarqet serb. Këtë e bëri në takime me diplomatë e zyrtarë të rëndësishme por edhe në konferenca të shumta në Uashington, Londër dhe në shumë qendra tjera të vendosjes.
Këto mesazhe Profesor Boja do ti theksonte edhe në takimet e shpeshta me përfaqësuesit e Zyres Amerikane në Prishtinë me të cilët kishte ndërtuar marrëdhenie të afërta. Duke ju falenderuar liderishipit te Dr Bojes Bashkësia Islame , gjate luftës, ishte bërë adresë e pashmangshme e cdo vizite të diplomatëve nderkombetar”.
“Dr Rexhe Boja gjate luftés kontribuoi që kauza e çlirimit të mbetej prioriteti kryesor dhe që UÇK-ja të ruante unitetin dhe karakterin sekular, në një kohë kur kur ekzistonte rreziku i ndikimeve të grupeve radikale jashtë vendit dhe përpjekjeve për t’u përfshirë në luftën e UÇK-së. Aktiviteti i palodhur dhe diplomacia e tij unike kontribuan në bllokimin e këtyre përpjekjeve. Kjo ruajti integritetin e UÇK-së dhe shfaqi karakterin çlirimtar dhe sekular të saj, duke siguruar mbështetje të gjerë ndërkombëtare për kauzën e çlirimit të Kosovës.
Historia do të dëshmojë se Dr Rexhep Boja ishte dijetar , vizionar , burrështetas , diplomat dhe prijës me vetëdije të lartë kombëtare”.
