Të fundit

Rubin: Hill nuk ishte miqësor ndaj Thaçit, e dija që do fliste negativisht për të

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin, tregoi në Hagë se diplomati amerikan, Christopher Hill nuk ka qenë shumë miqësor me Hashim Thaçin, kështu që ai ishte dërguar vetë që të mos shkonte diçka gabim.

“Unë e di që Chris Hill nuk ishte shumë miqësor ndaj zotit Thaçi. E dija që Chris Hill do të jepte disa shpjegime negative për sjelljen e tij dhe do të bënte komente pezhorative-negative për zotin Thaçi tek gazetarët, amerikanët dhe mund t’i bënte këto komente edhe për senatorin Dolle (Bob Dole)”, tha Rubin, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Rubin këtë e tha pasi i është treguar një deklaratë për shtyp e 6 marsit 1999, që ka lidhje me një konferencë ku ka qenë i pranishëm Christopher Hill.

Sipas kësaj, Hill dhe senatori Dole kanë shkuar një ditë më përpara në Shkup për të qenë pjesë e delegacionit për t’i bindur palët që ta nënshkruanin marrëveshjen.

Sipas një teksti që iu prezantua dëshmitarit, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright në këtë takim e kishte dërguar Rubinit për të mos ndodhur gabime. Më pas ishte obliguar që bashkë me Thaçin të dërgohej në Paris që të sigurohej që të nënshkruante për shkak se kishte shqetësime.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci