Të fundit

Totaj tregon pse nuk bëri koalicion me LDK-në

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka deklaruar se LDK-ja i ka ndihmuar për fitoren e tij në këtë komunë, teksa shtoi se problemet në degë pamundësuan bashkëqeverisjen me këtë subjekt politik.

“Sa i përket LDK-së unë kam pritur që të kemi një përfundim të suksesshëm të bisedimeve, mirëpo pas dhënies së dorëheqjes së zotit Qunit, na u komplikua çështja se dega e LDK-së në Prizren nuk kishte lidership dhe ishte pak a shume e shkapërderdhur dhe kjo e pamundësojë arritjen e një koalicioni”.

“Publikisht dëshirojë ta falënderojë LDK-në, sepse me të vërtetë na kanë ndihmuar, edhe pse formalisht kanë qenë neutral, ne kemi pasur shumë kontakte, e di që janë angazhuar, na kanë ndihmuar, dhe për këto arsye kam qenë i interesuar për koalicion por ja që nuk arritëm”, tha ai në ATV.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci