Të fundit

Osmani mesazh për qytetarët: Po hapim kapitullin e ri të historisë së Fushë-Kosovës

Kandidati i LDK-së për Fushë-Kosovën në zgjedhjet lokale, Besnik Osmani ka shkruar një mesazh për qytetarët, duke prezantuar edhe programin e tij politik.

Ai ka thënë se kjo është nisje e kapitullit të ri në historinë e Fushë-Kosovës.

Postimi i tij:

𝐌𝐞𝐬𝐚𝐳𝐡𝐢 𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐪𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐞 𝐅𝐮𝐬𝐡𝐞̈-𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬

Përmes këtij programi, ne hapim një kapitull të ri në historinë e qytetit tonë – një kapitull ku qytetarët janë partnerë të barabartë në vendimmarrje, ku çdo projekt dhe çdo investim shërben për ta përmirësuar jetën tuaj dhe për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të komunës.

Ne premtojmë veprim të menjëhershëm dhe konkret, të mbështetur në profesionalizëm, transparencë dhe përkushtim absolut. Synimi ynë është një qytet modern, funksional dhe i drejtë, ku qytetari është gjithmonë në qendër të vendimeve dhe ku secili ndjehet i mbështetur dhe i fuqizuar për të kontribuar në të ardhmen e tij dhe të komunitetit tonë.

Këtu mund ta gjeni të plotë programin qeverisës:

https://shorturl.at/QtIU5

Po ashtu, me mua janë edhe 34 asamblistët tanë të mrekullueshëm, të cilët do të jenë zëri juaj në Kuvendin Komunal dhe garanci që vizioni ynë i përbashkët të bëhet realitet.

Bashkë, do ta shndërrojmë vizionin e përbashkët në realitetin tonë të përditshëm!

Fushë Kosova PËRTEJ!

Lidhja Demokratike e Kosovës.

𝟏𝟏𝟑 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐧𝐮𝐦𝐫𝐢.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci