Të fundit

Ish-këshilltari i Wesley Clark: Komandantët e zonave të UÇK-së kishin kompetenca të mëdha

Diplomati britanik John Stewart Duncan, ish-këshilltar i ish-gjeneralit të NATO-s, Wesley Clark tha sot gjatë dëshmisë së tij në rastin Thaçi dhe të tjerët në Hagë, se pushtetin real mbi UÇK-në nuk e kishte Hashim Thaçi, por komandantët e zonave.

Në dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Duncan tha se strukturën reale në UÇK e kishin komandantët e zonave.

“Sipas informacioneve që kisha në terren. Strukturën reale në UÇK e kishin komandantët rajonalë dhe këtë e konfirmuam pasi takuam gjeneral Agim Çekun në fillim të negocimit të marrëveshjes. Ai na tha se unë nuk e bëj këtë pa praninë e komandantëve rajonalë. Unë i besova. Ai tha dy gjëra: e para, tha se z. Thaçi nuk ishte i disponueshëm dhe se për ta bërë një gjë të tillë ai, pra z. Thaçi, do duhej të konsultohej dhe pastaj ai tha se unë nuk e bëj dot një gjë të tillë nëqoftëse në negociata nuk marrin pjesë komandantët e zonave”, tha Duncan.

Këtë bisedë me Agim Çekun, diplomati britanik tha se e kishte bërë më 14 qershor të vitit 1999.

“Kuptova që komandantët e zonave kishin fuqi të mëdha, kishin të paktën një lloj pavarësie. Nga pikëpamja ushtarake kjo ishte diçka e pazakontë, pasi te forcat tona ushtarake nuk kërkon që komandantët rajonalë të jenë prezent në negociata nëse keni një shef shtabi apo komandant udhëheqës”, tha Duncan.

Marrëveshja për të cilën foli Duncan, ishte ajo ndërmjet NATO-s dhe UÇK-së për ç’armatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas ndaljes së bombardimeve të NATO-s mbi objektivat jugosllave.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci