Kryetari i Ferizajt dhe kandidati i PDK-së edhe për një mandat në këtë qytet, Agim Aliu ka prezantuar platformën për Arsim dhe Inovacion nën sloganin “Për Ferizajn e Gjeneratës Tjetër”.
Aliu në një video ka prezantuar këtë platformë me të cilën ka premtuar modernizim të klasave në të gjitha shkollat e Ferizajt.
Pajisja e shkollave me tabela digjitale do të jetë veç njëri nga synimet që pritet t’i realizojë Aliu në sektorin e arsimit.
