Të fundit

Nis ndërtimi i parkut dhe amfiteatrit në Korenicë, Gjini: Gjakova po transformohet

Kandidati i AAK-së për Gjakovën, Ardian Gjini ka bërë të ditur se ka nisur ndërtimi i parkut rekreativ-sportiv dhe amfiteatrit veror.

Ai ka thënë se është pjesë e plotësimit të hartës gjithëpërfshirëse të investimeve të Komunës së Gjakovës.

“Sot radhën e pati fshati Korenicë”, ka thënë Gjini.

“Aty nisëm ndërtimin e parkut rekreativ-sportiv dhe amfiteatrit veror. Një hapësirë e re që shumë shpejt do të bëhet pikëtakim i gjeneratave dhe frymëzim për komunitetin”, ka thënë kryetari aktual i Gjakovës.

Vlera e investimit komunal: 42 mijë e 777 euro.

“Ky projekt është pjesë e buxhetimit me pjesëmarrje, ashtu si edhe tereni sportiv në Rogovë dhe parku i lodrave në Bllokun e Ri , të cilat poashtu janë në fazën e implementimit. Gjakova po transformohet”, ka thënë ai.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci