Kryetari i Komunës së Vitisë dhe kandidati i LDK-së për një mandat tjetër, Sokol Haliti, ka bërë një thirrje drejtuar qytetarëve, teksa fushata zgjedhore po hyn në dy javët e fundit.
Haliti u shpreh se gjatë këtyre viteve, së bashku me qytetarët, është arritur një transformim i jashtëzakonshëm në komunë dhe premtoi se ky rrugëtim do të vazhdojë.
“Tash që po futemi në dy javët e fundit të fushatës zgjedhore, si kryetar i kësaj Komune, që së bashku me ju kemi bërë një transformim të jashtëzakonshëm, dua t’ju premtoj vetëm një gjë: Së bashku e kemi ngritur Vitinë, së bashku do ta ngremë edhe më lart! Zoti e bekoftë Vitinë tonë!”, ka shkruar Haliti.
Ai tha se përkrahja e qytetarëve mbetet forca kryesore për ta çuar përpara vizionin për Viti më të zhvilluar.
