Kryetari aktual i Istogut, Ilir Ferati, është pritur të dielën nga familja e Isa Rexhajt.
Këtë takim Ferati e zhvilloi së bashku me kandidaten për asamble të Istogut, Liridonën.
Ai ka thënë se mbështetja për të dhe LDK-në është duke vazhduar në Cerrcë.
“Në truallin e Isa Rexhajt i kemi dyert e hapura për LDK-në, ku kaluam çaste të këndshme me familjen dhe me kandidaten tonë, Liridonën. Përkrahja vazhdon në Cerrcë, aty ku ka nisur. Me përgjegjësi të lartë, mbajmë krenari për këtë trashëgimi politike”, thuhet në postimin e tij.
