Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka autorizuar Ukrainën të nisë sulme me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë.
I dërguari i posaçëm presidencial, Keith Kellogg, e bëri këtë deklaratë në kanalin televiziv ”Fox News”.
Sipas Kellogg, ”presidenti Donald Trump ka autorizuar sulme me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë, por ndonjëherë Pentagoni nuk i ka dhënë Ukrainës autoritetin për t’i ekzekutuar ato”.
Kur u pyet se çfarë autorizoi SHBA-ja, Kellogg u përgjigj se Ukraina duhet të përdorë aftësinë e sulmit të thellësi të Rusisë.
