Sulmuesi i Kombëtares Kosovare, Edon Zhegrova pritet të transferohet në kampionatin francez, përkatësisht te skuadra e Lille.
Zhegrova është larguar për një shumë prej 7 milionë eurove nga Baseli dhe sot do të nënshkruaj një kontratë pesëvjeçare me skuadrën e Lille, raporton L’Équipe.
22-vjeçari do të bashkohet si zëvendësues i Jonathan Ikoné, me francezin që është transferuar te Fiorentina në fillim të muajit.
Zhegrova ka shënuar katër gola dhe ka arritur gjashtë asistime këtë sezon me skuadrën e Baselit.
Poashtu shtypi zviceran ka treguar gjithashtu se ai kishte kohë që ishte vëzhguar nga skuadra tjetër franceze, Lyon.
