Të fundit

Agim Aliu tregon se cilat projekte të Ferizajt i bllokoi Qeveria Kurti

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka folur për projektet që nuk janë mbështetur nga BE-ja dhe qeveria në detyrë.

Aliu tha se projekti për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në Ferizaj është anuluar dy herë nga Qeveria Kurti, për të cilin komuna është detyruar të mbulojë vetë koston financiare.

“Por, duke parë që është anuluar dy herë madje, ne kemi qenë së bashku me zonjën Aida Dërguti që e kemi miratuar marrëveshjen me Qeverinë e Hungarisë për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza, dhe që të dy herat është anuluar. Dhe që të mos dështojë për herë të tretë, ne, Komuna e Ferizajt, kemi marrë gjithë koston financiare të shpronësimit që është mbi 10 milionë euro. Pra, pavarësisht sfidave buxhetore e financiare, pavarësisht faktit që nuk e kemi kompetencën, vetëm që të përmbyllet ky kapitull, sepse vërtet nuk ka kuptim që në çdo cikël zgjedhor të flasim për problemet e njëjta”, u shpreh Aliu, në “Rubikon” të Klan Kosovës.

Tutje ka shtuar se për shkak të sanksioneve të Bashkimit Evropian, kanë humbur edhe mbështetje financiare.

“Ne kemi katër projekte që kemi synuar t’i realizojmë. Njëri prej tyre është uji, që mund të preket nga sanksionet e BE-së, por është edhe projekti i fizibilitetit të ngrohjes së qytetit dhe ndërtimi i impiantit të ujërave të zeza, që po ashtu është projekt që duhej të kishte financimin 100% nga Qeveria e Kosovës”, u shpreh Aliu.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci