Kandidati për kryetar komune në Vushtrri nga radhët e PDK-së, Ferit Idrizi sot ka parë nga afër punimet që po zhvillohen tek ura pranë shëtitores “Enver Zymeri”.
Idrizi tha se ajo pjesë do të jetë prej hapësirave më të frekuentuara të qytetit.
Postimi i plotë:
Kanë filluar punimet për projektin e shumëpritur “Rrethoja e Çelikut – Ura e Madhe e Silnicës”!
Ky projekt po kthehet në realitet, duke shënuar fillimin e transformimit të një prej hapësirave më të frekuentuara të qytetit.
Ura pranë shëtitores “Enver Zymeri” do të marrë pamje moderne, funksionale dhe të sigurt, duke ruajtur njëkohësisht frymën e traditës që e karakterizon Vushtrrinë.
