Të fundit

Shefqet Shehu viziton bizneset: Bizneset janë vlerë për Gjakovën

Kandidati për kryetar të Gjakovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Shefqet Shehu, ka vizituar biznesin lokal “Te Flloza”, ku është pritur me mikpritje tradicionale gjakovare.

Në postimin e tij në rrjete sociale, Shehu ka treguar se është impresionuar nga përkushtimi dhe cilësia e produkteve tradicionale që përgatiten aty, si pitet, sheqerparet dhe bakllavat, të cilat i ka cilësuar si pjesë të rëndësishme të identitetit kulturor e kulinar të Gjakovës.

“Me shumë zemërgjerësi na priti Flloza. Ndonëse hapësira e saj ishte e vogël, mikpritja ishte e një njeriu me zemër të madhe – mikpritje tradicionale gjakovare. Produktet e sofrës sonë tradicionale janë më të mirat – më të mirat në botë. S’ka me Gjakovë, s’ka si Gjakova,” ka shkruar Shehu

Ai shtoi se bizneset e tilla janë vlerë e madhe për qytetin dhe se do të punojë për fuqizimin e tyre në kuadër të programit të tij qeverisës.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci