Të fundit

Ardian Shala: Mbështetja e fermerëve ndër prioritetet kryesore të programit tonë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Suharekës, Ardian Shala, ka theksuar se mbështetja e fermerëve lokalë do të jetë një nga prioritetet kryesore të programit të tij qeverisës.

Gjatë një vizite në Reshtan, së bashku me kryetarin e nëndegës, Qendrim Morina, Shala ka takuar fermerët Shkodran Morina dhe Avdi Morina, të cilët, sipas tij, kanë ndërtuar fermat e tyre me mund dhe mjete vetanake, pa ndihmë institucionale.

“Fermerët me punë e përkushtim kanë ndërtuar gjithçka me të ardhura vetanake, pa asnjë ndihmë nga komuna. Ata u ankuan edhe për problemet me dorëzimin e qumështit, për të cilat asnjëherë nuk kanë marrë zgjidhje,” ka shkruar Shala në një postim në rrjete sociale.

Ai premtoi se me ardhjen e LDK-së në qeverisje lokale, do të ketë subvencione të rregullta për fermerët, si dhe mbështetje për krijimin e qendrave të grumbullimit të produkteve bujqësore.

“Me LDK-në në qeverisje, fermerët lokalë do të subvencionohen dhe do të ndihmohen në formimin e qendrave të grumbullimit për produktet bujqësore, në mënyrë që puna e tyre të ketë vlerë dhe mbështetje të vazhdueshme,” ka theksuar ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci