Të fundit

Sokol Haliti: Gratë janë shtylla e fitores dhe forcës sonë politike

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar sot një takim me Forumin e Gruas të LDK-së dhe me kandidatet për Asamblenë Komunale, të cilat i ka vlerësuar si gra të forta, vizionare dhe me ndikim të madh në jetën publike të qytetit.

Në postimin e tij në rrjete sociale, Haliti ka theksuar energjinë dhe vendosmërinë e grave të LDK-së, duke thënë se ato përfaqësojnë “mençurinë dhe shpirtin e bashkimit” që do ta çojë përpara fitoren e partisë në Ferizaj.

“Sot pata kënaqësinë e jashtëzakonshme të jem me Forumin briliant të Gruas dhe me kandidatet për Asamble, gra të forta, vizionare, intelektuale të qytetit tonë. Energji, mençuri dhe vendosmëri në çdo fjalë të tyre, frymëzim në çdo hap.

Me mbështetjen dhe fuqinë tuaj, me këtë shpirt bashkimi, fitorja jonë është e pashmangshme. Ju falënderoj!” ka shkruar Haliti.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci