Të fundit

Agim Aliu takon drejtuesit e “BC Ferizaj”: Synojmë fuqizimin e sportit të basketbollit në qytet

Kandidati për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Klubit të Basketbollit “BC Ferizaj”, me të cilët ka biseduar për planet dhe vizionin për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sporti në qytet.

Në postimin e tij në rrjete sociale, Aliu ka treguar se gjatë “një kafeje e bashkëbisedimi të këndshëm” me kryetarin e klubit, Shpëtim Bega, dhe drejtues të tjerë energjikë, është diskutuar për mënyrat se si të ringrihet dhe fuqizohet basketbolli ferizajas.

“Kafe e bashkëbisedë e këndshme me drejtuesit energjiplotë të Klubit të Basketbollit ‘BC Ferizaj’, prirë nga kryetari i klubit Shpëtim Bega, ku diskutuam për vizionin tonë për ta ringritur e fuqizuar sportin e basketbollit në Ferizaj,” ka shkruar Aliu.

Ai ka theksuar se sporti do të mbetet një ndër prioritetet e tij, si pjesë e angazhimit për zhvillimin e rinisë dhe promovimin e vlerave të shëndetshme në komunë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci