Të fundit

Arian Tahiri prezanton shtyllën e pestë të programit: “Mitrovica digjitale”

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka prezantuar shtyllën e pestë të programit të tij qeverisës, të quajtur “Mitrovica digjitale”, e cila ka në fokus modernizimin e shërbimeve komunale përmes teknologjisë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tahiri ka theksuar se digjitalizimi i komunës do të mundësojë shërbime më efikase, më transparente dhe më të qasshme për qytetarët, duke e bërë administratën lokale më funksionale dhe bashkëkohore.

“Shtylla e pestë: Mitrovica digjitale, me shërbime efikase dhe transparente,” ka shkruar ai në postimin shoqërues të videos.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci